Xhihadistët vrasin një nga pengjet japonezë

Lajme

Xhihadistët vrasin një nga pengjet japonezë

Më: 24 janar 2015 Në ora: 18:00

I është prerë koka njërit prej dy pengjeve japonezë që mbaheshin peng nga fundamentalistët e ISIS. Lajmi publikohet nga “SITE”, një portal amerikan që monitoron xhihadistët në internet.

SITE i referohet një videoje ku pengu i dytë Kenji Goto Jogo, tregon imazhë të ekzekutimit të pengut të parë dhe lutet për jetën e tij duke kërkuar që qeveria japoneze të plotësojë kërkesat e tyre. Kërkesa është për 200 milion dollarë për lirimin e tyre, kërkesë kjo e refuzuar nga Tokio.

Nëna e Goto ka bërë një apel në TV duke kërkuar nga qeveria të ndërhyjë për të shpëtuar jetën e të birit. “Ju lutem zotërinj të qeverisë, shpëtojeni jetën e Kenji! – thotë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat