Limaj: Nëse s’plotësohen kërkesat deri të hënën, të martën sërish në shesh

Lajme

Limaj: Nëse s’plotësohen kërkesat deri të hënën, të martën sërish në shesh

Më: 24 janar 2015 Në ora: 16:22

Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, një nga partitë opozitare pjesmarrëse në protestën e sotme, i ka kërkuar qeverisë të shkarkojë ministrin Aleksandar Jabllanoviq dhe të miratojë ligjin për Trepçën, ose për ndryshe protestat do të vazhdojnë edhe të martën, ku do të kërkohet edhe dorëheqja e qeverisë.

Limaj ka thënë se qytetarët janë ata që vendosin për vendin, dhe shumica e tyre sipas tij, janë duke kërkuar largimin nga qeveria të ministrit Jabllanoviq dhe miratimin e ligjit të Trepçës.

“Ata mund t’i kenë dy të tretat në parlament, por dy të tretat e qytetarëve janë këtu në shesh. Ne kërkojmë që të përmbushen kërkesat e protestuesve, për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe ligjin për Trepçën, përndryshe të martën qytetarët do të jenë sërish këtu në shesh, për të kërkuar edhe shkarkimin e qeverisë. Limaj ka thënë se protestat duhet të jenë paqësore, dhe i fton qytetarët që edhe protestat e ardhshme të jenë në këtë frymë”, ka thënë Limaj.

“E patë fjalimin që u tha se nëse deri të hënën nuk shkarkohet Jabllanaviqi dhe nuk definohet ligji për ndërmarrjet publike të definohet pronësia për Trepçën, atëherë të martën presim sa më shumë qytetarë që ti përgjigjen kërkesës sonë që të shkarkohet Jabllanoviqi. Ne natyrisht se e përkrahim këtë ultimatum , sepse kjo është kërkesë edhe e qytetarëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat