Policia: Protesta, deri tash e qetë

Lajme

Policia: Protesta, deri tash e qetë

Më: 24 janar 2015 Në ora: 15:56

Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta deri në këto momente është duke u zhvilluar e qetë, përderisa njësitet policore janë duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Vlen të potencohet se protesta deri në këto momente është e qetë dhe se plani policor në aspektin e sigurisë është duke u implementuar ashtu siç është paraparë, pa përfshirjen e zyrtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it. Policia e Kosovës vazhdon të besoj ënë kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson se kjo protestë do të kalojë e qetë”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat