Vraniqi : Qeveria ka inskenuar aksident për të parandaluar ardhjen e protestuesve

Lajme

Vraniqi : Qeveria ka inskenuar aksident për të parandaluar ardhjen e protestuesve

Më: 24 janar 2015 Në ora: 13:07


Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se pushteti e ka inskenuar një ndeshje komunikacioni me dy maune dhe e ka bllokuar rrugën në Komoran, për ta parandaluar ardhjen e 50 autobusëve me qytetarë në protestë.

Lexoni postimin e tij të plotë në Facebook:

Për ta parandaluar pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë, pushteti e ka inskenuar një ndeshje komunikacioni me dy maune dhe e ka bllokuar rrugën në Komoran. Nga ai drejtim janë duke ardhur diku 50 autobusë me qytetarë. Rruga është që gjysmë ore e bllokuar. Të gjithë që kanë mundësi le të gjejnë rrugë alternative, nga Arllati-Shtime-Prishtinë apo rrugë të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat