Shoqata e të pagjeturve: Jo, nuk marrim pjesë në protestë

Lajme

Shoqata e të pagjeturve: Jo, nuk marrim pjesë në protestë

Më: 24 janar 2015 Në ora: 12:44

Shoqata e të Pagjeturve në Kosovë e cila drejtohet nga Prenk Gjetaj, nuk do të merr pjesë në protestën e sotme në Prishtinë kundër ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç.

Gjatë mbledhjes të Këshillit Koordinues të Shoqatave të të pagjeturve në Mitrovicë është marr vendim që askush prej tyre mos të marrin pjesë në këtë protestë.

Arsyeja kryesore është që protesta është e organizuar nga partitë politike. Kësisoj, ata kanë kërkuar nga këto subjekte politike të mos manipulojnë në emër të të pa gjeturve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat