Jabllanoviq i padëshiruar nga serbët e Kamenicës

Lajme

Jabllanoviq i padëshiruar nga serbët e Kamenicës

Më: 24 janar 2015 Në ora: 11:00

As komuniteti serb që jeton në komunën e Kamenicës nuk e do Ministrin Jabllanoviq brenda qeverisë së Kosovës.

Nënkryetari i kësaj komune Fatmir Matoshi ka thënë se serbët e Kamenicës janë ankuar disa herë në organet komunale të kësaj komune, për siç thonë ata, përçarjen që Jabllanoviq po iu bën komuniteteve të kësaj komunë.

“As serbët e Kamineicës nuk janë të kënaqur me Jabllanovicin dhe emrimin e tij në pozitën e Ministrit. Vet serbët këto na kanë thënë se politikat e këtij ministri po shkojnë në drejtim të një ndarje më të madhe në mes të komuniteteve që jetojnë në Kamenicë”, ka thënë Matoshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat