Thaçi, vizitë pune në Slloveni

Lajme

Thaçi, vizitë pune në Slloveni

Më: 24 janar 2015 Në ora: 10:18

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, do të qëndrojë në Lubjanë, më 28 janar, për një vizitë pune

Në këtë vizitë pritet të nënshkruhet një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Sllovenisë, raporton agjencia sllovene e lajmeve Morel.

Thaçi në Lubjanë do të pritet nga homologu i tij slloven, Karl Erjavec, me të cilin pritet të diskutohen bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe Sllovenisë, posaçërisht në sferën ekonomike, si dhe afrimi i Kosovës me Bashkimin Evropian.
Siç është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme sllovene, ministri Erjavec do t’i bëjë thirrje Thaçit që Kosova t’i vazhdojë reformat e domosdoshme, posaçërisht në fushën e bashkëpunimit me EULEX-in, ndërsa thuhet se dy shefat e diplomacive do të shkëmbejnë edhe mendimet rreth situatës në rajon.

Gjatë qëndrimit në Slloveni ministri i Jashtëm, Thaçi, është paralajmëruar se do të pritet edhe nga presidenti slloven, Borut Pahor, nga kryeministri Miro Cerar, si dhe nga kryetari i Parlamentit, Milan Brglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat