Kthehet në Kosovë gruaja dhe vajza e shqiptarit që u vra në Irak

Lajme

Kthehet në Kosovë gruaja dhe vajza e shqiptarit që u vra në Irak

Më: 23 janar 2015 Në ora: 22:38

Derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan ligjin për ndalimin e qytetarëve të Kosovës që të luftojnë në vendet e huaja shumë prej tyre ende vazhdojnë të marrin rrugën drejt zonave të konflikteve në Lindje.
Kjo rrugë e cila nga shumë cilësohet edhe si ferri mbi tokë vazhdon të shkaktoj viktima. Megjithëkëtë luftimi për luftën e shenjtë mbetet edhe më tej i pranishëm.

Pjesë e luftimeve në Irak dhe Siri deri pesë muaj më parë ishte edhe Sinan Muji, shqiptari nga Bresalci i Gjilanit. Ai shkoi në luftën që e konsideronte të shenjtë dhe me vete mori gruan dhe vajzën e tyre të vetme.

Por në muajin shtator të vitit të kaluar Sinani u vra, duke lënë në Irak gruan dhe vajzën.

Ditë më parë gruaja dhe vajza e tij janë kthyer në Gjilan dhe janë vendosur në banesën e babait të bashkëshortes.

Transmetuesi publik gjet adresën e saj por ajo nuk deshi të rrëfente asgjë.

Ndërkohë, Ismetja nëna e tij me lot në sy bën thirrje që askush të mos shkoj në këto luftëra.

"Mos t'i lanë me shku atje në Siri se nuk ashtë, për neve nuk ashtë. Ishalla kerkan se len zoti me shku atje mas djalit tem", tha ajo.

Ndërsa Imami i xhamisë së fshatit Bresalc thotë se djemtë nga Kosova që veprojnë si Sinani nuk dëgjojnë prijësit fetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat