Gjakovari Alkent Pozhegu, në librin Guinness të rekordeve (Foto/Video)

Lajme

Gjakovari Alkent Pozhegu, në librin Guinness të rekordeve (Foto/Video)

Më: 23 janar 2015 Në ora: 22:31

Në maj të vitit të kaluar, një mozaik i punuar nga Alkent Pozhegu nga Gjakova, ka hyrë në garë për të thyer rekordin e Guinnessit.

Ky mozaik kishte dimensionet 20x25 m, me një hapësire 500 metra katrorë.

Mozaiku sportiv për librin e Guinnessit, i gjithi është ndërtuar nga drithërat (misër, oriz dhe grurë), në tentimin për të thyer rekordin aktual 400 m2 i cili u vendos në Indi.

Ëndrra e Pozhegut tash u bë realitet, sepse mozaiku i tij hyri në Guinness, si rekord i ri.

Për këtë punim ai ka përdorur 2500 kilogramë drithëra për të krijuar emrat e dy futbollistëve - Messi dhe Ronaldo. Në mozaik janë edhe simbolet e klubeve Real Madrid dhe Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat