Bahtiri e ka uruar Lushtakun për lirimin nga paraburgimi

Lajme

Bahtiri e ka uruar Lushtakun për lirimin nga paraburgimi

Më: 23 janar 2015 Në ora: 21:44

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pas lirimit nga paraburgimi është vizituar nga shumë miq, të cilët ia kanë uruar lirimin. Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Këtë vizitë Bahtiri e ka realizuar në fillim të këtij muaji, ndërsa fotografitë janë siguruar nga veriu.info.

Sipas këtij portali, “Bahtiri i ka uruar mikut të tij, kryetarit Lushtaku, lirimin nga paraburgimi, duke shprehur besimin se do të triumfojë drejtësia dhe Lushtaku bashkë me bashkëluftëtarët e tij do të shpallet i pafajshëm”.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se në këtë takim kryetarët respektiv janë dakorduar për bashkëpunim në fushën e zhvillimit ekonomike, me ç’rast Lushtaku i ka dhënë mbështetjen Bahtirit për projektin e riciklimit të mbeturinave, projekt i cili do të realizohet nga një kompani amerikano-suedeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat