Syla: Kemi prokurorë që iu vardisen politikanëve

Lajme

Syla: Kemi prokurorë që iu vardisen politikanëve

Më: 23 janar 2015 Në ora: 21:31

Kandidati për kryeprokuror të shtetit, Shyqeri Syla, ka thënë se ka shumë prokurorë në Kosovë që iu vardisen politikanëve dhe biznesmenëve.

Ai për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, që transmetohet në RTK, ka thënë se ka prokurorë që dalin në dreka e darka me politikanë dhe biznesmenë të ndryshëm.

Këta prokurorë, sipas Sylës, nuk i duhen vendit. Ai premtoi se nëse zgjidhet kryeprokuror i Shtetit do të punojë që të zbardh të gjitha rastet, me theks të veçantë vrasjet politike që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat