Zëvendësi i Mustafës niset për në Arabinë Saudite

Lajme

Zëvendësi i Mustafës niset për në Arabinë Saudite

Më: 23 janar 2015 Në ora: 20:41

Ministër i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi me lejen e Kryeministrit Mustafa do të udhëtojë sonte për në Arabin Saudite për ti shprehur ngushëllime familjes së Mbretit Abdullah I cili ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes një statusi në rrjetin social i cili thotë si mbreti Abdullah ishte një ndër përkrahësit më të madhej të pavarësisë së Kosovës.

“Sonte nisem për Arabi Saudite për të shprehur ngushëllime në emër të shtetit dhe popullit të Kosovës familjes Feisal dhe popullit saudit, për ndërrimin e jetës të Mbretit Abdullah. Mbretëria Saudite dhe vetë mbreti i ndjerë ishin përkrahës të mëdhenj të pavarësisë dhe shtetësisë sonë. Bota arabe humbi një lider të madh me vdekjen e tij”, shkruan Thaçi në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat