LDK: Ahmeti, penguesi më i madh i zhvillimit demokratik të Komunës

Lajme

LDK: Ahmeti, penguesi më i madh i zhvillimit demokratik të Komunës

Më: 23 janar 2015 Në ora: 20:21

Grupi i këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Prishtinës, akuzon kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti, për pengesa në zhvillimin demokratik të Komunës.

GK i LDK-së thotë se Ahmeti ka arritur të bëhet aktori dhe penguesi më i madh i zhvillimit demokratik të Komunës së Prishtinës.

“Sot, më datë 23.01.2015, nuk u mbajt mbledhja e paraparë e Komitetit për Politikë e Financa e Kuvendit të Prishtinës. Mbledhja u bojkotua nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes, AKR-së dhe AAK, si dhe ai i pakicës turke i partisë KDTP. Rrjedhimisht, mbledhja është shtyrë për datën 26.01.2015. Nuk dihen arsyet e mos pranisë së këtyre subjekteve politike”, thuhet në reagimin e tyre.

Grupi i LDK-së konsideron se nga mos prania pa paralajmërim u kuptua për veprimet e njëanshme të këtyre subjekteve dhe gatishmërinë e tyre për të qenë shkelësit e parimeve dhe normave demokratike të zhvillimit të kryeqytetit.

“Të gjitha mbledhjet e Kuvendit, si pasojë e paditurisë dhe neglizhencës së administratës, pra e Këshillit të drejtorëve, kanë pasur mangësi të materialeve të plota për Kuvend!”, thuhet më tej në komunikatë.

GK i LDK-së thotë se për këto dështime të politikëbërjes kanë reaguar disa herë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, por nuk është ndërmarrë asgjë.

“Ky zhvillim, i shkeljes së ligjeve dhe parimeve të zhvillimit demokratik, bashkë me bojkotin e sotëm të KPF, është shumë shqetësues!”, theksohet në reagimi, duke shtuar se “Grupi i këshilltarëve të LDK-së nuk do të pranojë asnjëherë të bie nën diktatet e kundërshtarëve të demokracisë”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat