Rriten për 400% kërkesat për konvertimin e frangut në euro

Lajme

Rriten për 400% kërkesat për konvertimin e frangut në euro

Më: 23 janar 2015 Në ora: 20:12

Bankave dhe këmbimoreve u janë rritur kërkesat e klientëve që të konvertojnë frangat zvicerane në euro.

Zyrtarë të bankave në Kosovë thonë se kërkesa për këto konvertime është rritur për 400%. Sipas tyre, rritja ka nisur që në ditën e parë kur franga mori hov, duke u bërë baras me vlerën e Euros.

Disa banka kanë bërë të ditur se përpos rritjes së kërkesave për konvertim, janë rritur edhe kërkesat në depozita. Në presion janë edhe këmbimoret.

Një nga drejtuesit e një këmbimoreje në Prishtinë, i ka thënë KTV-së se që nga 15 janari i këtij viti është rritur në masë të madhe numri i atyre që kërkojnë konvertimin e këtyre dy valutave.

Sipas tij, ka një numër të madh edhe të qytetarëve me pasaporta zvicerane që po paraqiten nëpër zyrat e tyre për të bërë konvertimin nga franga në euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat