Naser Rrustemaj kryetar i Odës së Infermierëve dhe Mamive

Lajme

Naser Rrustemaj kryetar i Odës së Infermierëve dhe Mamive

Më: 23 janar 2015 Në ora: 20:00

Kuvendi i Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor zgjodhi sot Naser Rrustemaj kryetar të kësaj ode.

Në emër të Ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, Kuvendin e Odës së Infermierëve e përshëndeti Valbon Krasniqi, këshilltar politik i ministrit Rrahmani, i cili tha se themelimi i Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor dhe zgjedhja e kryetarit , është një hap i rëndësishëm i reformës shëndetësore.

Kryetari i porsazgjedhur i Odës Naser Rrustemaj, tha se do të punojë ngushtë me anëtarët e këtij Kuvendi me qëllim të fuqizimit të rolit të komunitetit të infermierisë në Kosovë, me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, por edhe mbrojtjes së dinjitetit të infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat