Edhe punëtorët shëndetësorë hyjnë në grevë

Lajme

Edhe punëtorët shëndetësorë hyjnë në grevë

Më: 23 janar 2015 Në ora: 18:53

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë ka marrë vendim që më 30 janar të gjithë punëtorët shëndetësorë të hyjnë në një grevë 24 orëshe e cila do të fillojë më 30 janar.

Sipas një komunikate të kësaj Federate greva mbahet për arsye të mos plotësimit të Kontratës Kolektive por edhe për arsye tjera siç është ngritja e pagave, “Trepqa”, shkarkimi I ministrit Aleksandër Jabllanoviq si dhe respektimi I marrëveshjes me punëtorëve shëndetësorë, arsimit, policisë dhe judikaturës.

Vendimi për grevë I është dërguar ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani dhe drejtorit të shërbimit spitalor në QKU Curr Gjocaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat