Video që (nuk) shokon: Mësuesja i shkul veshin dhe rreh nxënësin

Lajme

Video që (nuk) shokon: Mësuesja i shkul veshin dhe rreh nxënësin

Më: 23 janar 2015 Në ora: 18:31

Një video ku një mësuese rrah një nxënës të shkollës fillore, është shpërndarë në formë virale në rrjetet sociale.

Ajo nxënësit ia jep nja katër shuplaka, e po ashtu ia ngre veshin. Gjatë gjithë kohës dëgjohen të bërtiturat e saj.

Mësohet se nxënësi ka bërë zhurmë në klasë dhe se mësuesja kështu ka menduar se do ta zgjidh situatën.

Burimet bëjnë me dije për News24 dhe BalkanWeb se fjala mund të jetë për shkollën fillore “Prekë Gjoni” në Bajzë të Malësisë së Madhe.

Nisur nga dialekti i mësueses, nga efektivët e policisë po kryhen verifikime në Shkodër e Lezhë,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat