Agani: Procesi i rindërtimit në ‘Kroin e Vitakut’ duhet të vazhdojë

Lajme

Agani: Procesi i rindërtimit në ‘Kroin e Vitakut’ duhet të vazhdojë

Më: 23 janar 2015 Në ora: 16:55

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, priti në takim Këshillin e Banorëve të Lagjes së ‘Kroit të Vitakut’, nga të cilët u njoftua për zhvillimet e fundit në këtë lagje, përkitazi me procesin e rindërtimit të shtëpive për komunitetin shqiptar, i cili po pengohet nga institucionet paralele serbe.
Kryetar i Këshillit të Banorëve të kësaj lagjeje, Nazmi Islami, falenderoi ministrin Agani për gatishmërinë e tij që të njoftohet me këtë problem mjaftë serioz.

Islami, me këtë rast tha se shqiptarët nuk po lejohen të rindërtojnë shtëpitë e djegura, ndërsa serbët pas një pauze kanë filluar të ndërtojnë objekte shumëbanesore.
Ministri Agani, premtoi se këtë çështje do ta ketë ndër prioritetet e tij, dhe në bashkëpunim me mekanizmat tjerë politikë do të mundohen për zgjidhjen e këtij problemi.
Agani po ashtu tha se në Kosovë të gjithë qytetarët do ta ndjejnë veten të barabartë, duke rikujtuar se ligji do të zbatohet në të gjithë territorin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat