Lufta kundër terrorizmit, ditët në vijim pritet arrestimi i 8 personave

Lajme

Lufta kundër terrorizmit, ditët në vijim pritet arrestimi i 8 personave

Më: 23 janar 2015 Në ora: 16:38

Autoritetet e rendit në Kosovë, ditët në vijim do të ndërmarrin edhe një aksion kundër terrorizmit, ku pritet të arrestohen 8 persona, nën dyshimin e bazuar se kanë motivuar dhe organizuar dërgimin e qytetarëve të Kosovës në luftrat në Siri dhe Irak.

Shteti Islamik me bazë në Siri dhe Irak, është bërë problem global, duke e prekur edhe Kosovën, thuajse më shumë se secilin vend në rajon.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se ditët në vijim institucionet e rendit në Kosovë, do të ndërmarrin një aksion ku pritet të arrestohen të paktën 8 persona të cilët po vëzhgoheshin tash e disa muaj dhe për të cilët tash më ka prova që janë të involvuar në motivimin dhe organizimin e dërgimit të qytetarëve të Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak.

Këto burime kanë në bërë të ditur se ky hetim ka rezultuar me ngritjen e dyshimit të bazuar edhe për dy persona shtetas të huaj të cilët veprojnë në Kosovë dhe që janë të involvuar në këtë rrjet.

Gjithashtu, bëhet e diture, se qeveria e Kosovës është në një presion të madhe nga përfaqësuesit e shteteve të Quint-it që të ndërmarr hapa sa më radikal në shkatërrimin e çdo celule të fundamentalistëve islamik që veprojnë në Kosovë.personave_100092355.html#sthash.ggxR63ZY.dpuf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat