MPB dhe UNICEF-i bashkëpunojnë për azilkërkuesit nga Kosova

Lajme

MPB dhe UNICEF-i bashkëpunojnë për azilkërkuesit nga Kosova

Më: 23 janar 2015 Në ora: 16:19

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka pritur sot në një takim shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad.

Në takim u bisedua për format e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organizatës UNICEF, veçanërisht në aspektin e azilkërkuesve nga Kosova dhe ndihmën që mund të ofrojnë UNICEF-i në këtë drejtim.

Ministri Hyseni siguroi shefen e UNICEF-it se bashkëpunimi i deritashëm me këtë organizatë do të vazhdojë edhe në të ardhëm dhe shprehi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të departamenteve përkatëse të MPB-së, që kanë ngjashmëri me punën e kësaj organizate.

Ndërsa, Laila Omar Gad theksoi se misioni UNICEF-it në Kosovë, do të vazhdojë të përkrahë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e saj në të gjitha format.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat