Hapet kontakt qendra e përbashkët Kosovë - Maqedoni

Lajme

Hapet kontakt qendra e përbashkët Kosovë - Maqedoni

Më: 23 janar 2015 Në ora: 15:43

Në vendin e quajtur “Bllacë e Poshtme”, sot u bë hapja zyrtare e Kontakt Qendrës së Përbashkët, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni dhe ministrja e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, Gordana Jankullovska.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, theksoi se hapja e qendrës së kontaktit për bashkëpunim policor midis dy vende tona është edhe një dëshmi shtesë për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona.

Ministri Hyseni vuri në dukje se bashkëpunimi rajonal është një dimension të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës i jep rëndësi prioritare dhe pas bisedës me kolegen Jankullovska në takimin e parë në Beograd, kam vlerësuar se bashkëpunimi i policive të rajonit në luftimin e të gjitha llojeve të krimit tej kufitare është i pa zëvendësueshëm.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë janë duke punuar në marrëveshje tjera të bashkëpunimit që do ta avancojnë edhe më tej bashkëpunimin shumë dimensional, dhe në këtë drejtim të dy vendet tona shohin në drejtim të integrimeve euroatlantike”, theksoi ministri Hyseni.

Ai tha se shpreson se dita kur qytetarët tanë do të udhëtojnë jo vetëm pa pasaportë, por edhe pa letërnjoftim në të dyja drejtimet nuk është larg. Dhe ajo ditë do të jetë kur të dy vendet tona të jenë anëtarë të bashkimit Evropian.

Ndërsa ministrja e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, Gordana Jankullovska, theksoi se hapja e kësaj qendre është edhe një konfirmim për marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.

Ajo tha se kjo qendër u bë funksionale pas disa muajve punë si pilot projekt dhe tashmë mund të konstatojmë se edhe teknikisht po funksionin shumë mirë dhe i plotëson nevojat e zyrtarëve policorë të dy vendeve.

“Zyrtarët e policisë së dy shteteve do të kenë mundësinë që të kenë hapësirën e përbashkët që të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në kuadër të punës së tyre në kufi”, theksoi Jankullovska.

Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Jankullovska vuri ne pah se tashmë me këtë qendër të dy palët kanë mundësi që të shkëmbejnë informata në të gjitha rastet e ndryshme kur ka dyshime për veprime ilegale të cilët i përfshijnë punën e përditshme të policisë kufitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat