Angelika Viets: Nuk e këshilluam Mustafën, por i vumë vija të kuqe Jahjagës

Lajme

Angelika Viets: Nuk e këshilluam Mustafën, por i vumë vija të kuqe Jahjagës

Më: 8 janar 2015 Në ora: 14:25

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, gjatë një ligjërate me studentët e AAB ka theksuar se numri i azilkërkuesve në Gjermani është tejet i lartë nga Kosova.

Në një ligjëratë për studentët e Universitetit AAB, Ambasadorja e Gjermanisë, Angelina Viets, tha se emigrantëve kosovarë që kanë kërkuar azil në Gjermani, do t’u refuzohet qëndrimi dhe do të kthehen.

“Numri i kosovarëve që marrin rrugën për në përendim si azilkërkus është rritur në mënyrë dramatike. Nuk do të pranohen, vetëm në raste të veçanta. Çështjet ekonomike nuk janë arsye për azil. Norma e mospranimit është 100%. E vetmja mënyrë është vetëm nëse keni leje pune”, theksoi ambasadorja gjermane.
Vietes tha se personat që po largohen nga Kosova, të gjithë do të kthehen që nuk kanë të drejtë të rrinë në Gjermani.

“Shumica për fat të keq u bësojnë kriminelëve që u kanë premtuar ‘tokën e premtuar’. Ata do të kthehen më të varfër. Fluturimi i tyre paguhet nga qeveria”, tha ajo, duke shtuar se ky proces do të zgjasë 2 deri ën 3 muaj.
Në këtë ligjëratë, ambasadorja gjermane foli edhe për marrëdheniet Kososë-Serbi në raport me inegrimin e të dy vendeve për në BE.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, përndryshe nuk ka zhvillim. Zhvillimi ekonomik do të shtyje procesine pajtimit mes dy vendeve”, vlerësoi ambasadorja Viets.
Ajo tha se BE-ja nuk do të pranojë vende që nuk i kanë zgjedhur problemet e tyre.

"Në konferencën për Ballkanin Përendimor, shumica e vendeve nuk kanë pasur shpresë për ndonjë arritje dhe nuk kanë dhënë ndonjë rezultat konkret, mirëpo unë mendoj se ka qenë shumë e suksesshme, pasi që është inurajuar bashkëpunimi sidomos mes Bosnjës dhe Serbisë, të cilat kanë kanë pasur një projekt të përbashkërt për t’u financuar nga BE-ja. Gjithashtu edhe Shqipëria ka shënuar një progres këtë vit, pas vizitës së kryeministrit Rama në Beograd”, u shpreh ambasadorja gjermane.

Në këtë ligjëratë, ambasadorja Vietes foli edhe për politikën e jashtme gjermane, kryesisht për diplomacinë në vendet e ballkanit si dhe misionet në Kosovë, që nga koha e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999, më pas roli i saj në OSBE dhe së voni edhe në misionin e EULEX-it.

Duke folur për ndihmat dhe fondet për zhvillimin e vendeve të Ballaknit, nga të cilat, shumica vijnë nga Gjermania, ajo thotë se “ne kemi qenë shumë aktiv në Ballkanin Përendimor dhe kemi kontribuar shumë me fonde së bashku me vendet e tjera të BE-së”.

Sipas saj, prioriteti parësor i Qeverisë së Kosovës për vitin 2015 duhet të jetë zvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve.

Në fund të kësaj ligjëratë u zhvillua edhe një debat, ku studentët e Universitetit AAB parashtruan pyetje të cuilave iu përgjigj diplomatja gjermane në Kosovë, Angelina Viets.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat