Adri Nurellari: Ja e vërteta për azilkërkuesit nga Kosova

Lajme

Adri Nurellari: Ja e vërteta për azilkërkuesit nga Kosova

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 23:23

Këshilltarit të Hashim Thaçit nuk po i bëjnë përshtypje skenat e përditshme të largimit të kosovarëve drejt Suboticës. Derisa Ministri i Integrimeve Bekim Qollaku është alarmuar duke propozuar formimin e një Task Force, Nurellari mendon ndryshe.
"Ndryshe nga cfare raportojne mediat dhe analistet opozitare te Kosoves per numrin e azil-kerkuesve, statistikat evropiane flasin per rrenie te numrit te tyre. Vendosja ne qender te axhendes se mediave kosovare te ceshtjes se numrit te madh te azil-kerkuesve do te ishte me vlere nese do te behej ne menyre profesionale te mbeshtetur ne statistika rigoroze e jo ne menyre tendencioze sikurse po ndodh tani duke mbjellur panik e sterrosur realitetin. Faktikisht e verteta eshte ndryshe, sipas statistikave te Eurostatit, pra agjencise zyrtare te Bashkimit Evropian, numri i azilkerkuesve kosovare ne 12 muajt e fundit eshte 15 520 ( http://ec.europa.eu/…/…/d46331bd-29aa-4fe7-9bb6-fc0a37bce9e1 ) ndersa ne 12 muajt pararendes ka qene 20 245 (http://ec.europa.eu/…/…/0d5aedee-fb25-4c9b-9818-407372bb0870 ). Pra me pak fjale numri i azilkerkuesve jo vetem qe nuk eshte rritur por ka rene perafersisht 25% krahasuar me nje vit me para cka tregon qe kjo zhurme eshte nje realitet i manifakturuar nga media me axhende opozitare qe po krijon pershtypjen e nje fenomeni qe po merr permasa katastrofale", ka shkruar nurellari në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat