Eksplozivi nga Beogradi kë e kishte cak, Katedralen apo ambasadën amerikane?

Lajme

Eksplozivi nga Beogradi kë e kishte cak, Katedralen apo ambasadën amerikane?

Nga: H.Orana Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 22:45

(E plotësuar) - Prokuroria po e heton rastin e eksplozivit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës po heton rastin e ndodhur mbrëmë, ku u arrestua një person, që kishte në veturë një sasi eksplozivi.

Prokurori kujdestar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, mbrëmë më 25 dhjetor 2014, rreth orës 21.00 ka urdhëruar ndalimin policor për 48 orë ndaj personit S.G., shtetas i Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit se ky person ka kryer veprën penale: “Përgatitja e veprës terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 144 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në veturën e personit të dyshuar është gjetur sasi e madhe e eksplozivit, që dyshohet se ka qenë e planifikuar të përdoret për kryerjen e aktiviteteve terroriste.
Rasti është në fazën fillestare të hetimeve nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale, i cili do t’i kërkoj gjykatës që ta caktoj masën e paraburgimit për të dyshuarin.

Policia e Kosovës thotë se rasti ende është duke u hetuar.

“Derisa është duke u hetuar rasti nuk ka ende ka asgjë të saktë për lokacionin se ku do të aktivizohej eksplozivi”, ka thënë Kelani për “Bota sot”.

Eksplozivi ishte përzier me copa metalesh, nga më shkatërrimtarët

Eksplozivi i kapur në veturën e shtetasit të Serbisë, mbrëmë në Prishtinë, sipas policisë e Kosovës, është i tipit C4 me bazë RDX, shpejtësia e shpërthimit të të cilit është 9800 metër për sekondë.

Sipas tyre eksplozivi bën pjesë në llojin e më të fuqishmëve.

Po ashtu theksohet se brenda tij ishin të vendosur copa metalike, që rritin fragmentimin dhe shkaktoojnë dëme të mëdha në njerëz.

Disa burime policore bëjnë të ditur se shtetasi i Serbisë, i kapur me 13 kilogramë eksplozivë dhe me harta të Prishtinës, ishte ndjekur nga policia, meqë më parë kishte informacione për barrën e rrezikshme që transportonte në veturën Renault Clio me regjistrim të Beogradit.

Policia e Kosovës ndërkohë kishte marrë masa sigurie rreth Katedrales në Prishtinë, duke e rrethuar me forca sigurie pa uniforma gjatë gjithë festës së Kërshëndellave.

***

Burime të Bota sot bëjnë te ditur se sasia e eksplozivit të gjetur mbrëmë në veturën Renault Clio me targa të Beogradit është rreth 13 kilogramë.

Sipas burimeve serbi i arrestuar eksplozivë, kishte për synim që mjetin shpërthyes ta aktivizonte në Katedralen e Prishtinës.

Sulmi, sipas këtyre informatave, duhej të bëhej në natën e dytë të Kërshëndellave.

Dyshohet se bëhet fjalë për një akt të terrorist të planifikuar.

Policia e Kosovës thotë se situata tash është nën kontroll.
Shoferi, i cili me automjetin e vet kishte arritur nga Mitrovica, është arrestuar dhe po merret në pyetje.

Automobili me eksploziv ishte ndaluar mbrëmë afër Ambasadës amerikane e Policia e Kosovës kishte më herët informacione lidhur me këtë rast.

Dyshim për eksploziv nga Beogradi tek ambasada amerikane në Prishtinë

Një veturë me targa të Serbisë, është ndaluar natën vonë në lagjen Arbëria (Ish – Dragodan) nën dyshimin se në të gjendej një mjet eksploziv.

Policia tha se tashmë kanë arrestuar një qytetar shtetas të Serbisë.

“Policia ka pasur informacione paraprake të inteligjencës, kështu që ia ka dalë ta ndalojë veturën dhe ta arrestoj shoferin e saj. Substanca që dyshohet se është materie eksplozivi është dërguar për ekzaminim kurse i arrestuari është dërguar në bazë dhe po intervistohet”, ka thënë Kelani.

Njësiti i Policisë së Kosovës për deminim është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi e ka larguar eksplozivin nga vetura.

Kjo veturë e tipit Reno Clio, me targa të Beogradit, është ndaluar rreth orës 21:00, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes ku vendi po vazhdon të mbetet i bllokuar.

****
Njëri nga zyrtarët policor ka thënë për Bota sot se dyshohet për një bombë nga Beogradi të jetë vendosur në atë pjesë tek ambasada amerikane.

"Dyshohet për eksploziv nga Beogradi", ka thënë ky zyrtar. Rruga në lagjen Arbëria që dërgon në Mitrovicë është bllokuar nga Policia

****
Burime të Bota sot bëjnë te ditur se njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë bllokuar rrugën kryesore në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Dyshohet se një incident ka ndodhur tek lojërat e fatit në këtë lagje. Një numër i madh i policëve kanë bllokuar këtë rrugë afër ambasadës e deri tek KFOR-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat