​Ish-gazetari i Kohës Ditore thotë se “Ora” e Veton Surroit ishte formuar nga SHIK'u

Lajme

​Ish-gazetari i Kohës Ditore thotë se “Ora” e Veton Surroit ishte formuar nga SHIK'u

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 18:47

Ish-gazetari i gazetës Koha Ditore, Uran Krasniqi, e ka akuzuar Veton Surroin për bashkëpunim me SHIK’un.

Sipas tij, edhe partia “Ora” ka qenë e ideuar nga Veton Surroi, Kadri Veseli dhe Ylber Hysa, për ta dëmtuar LDK’në.

Krasniqi ka thënë se Surroi bashkë me PDK’në dhe SHIK’un janë munduar t’ia imponojnë popullit partinë “Ora”.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

E lodhi Veton Surroi publikun: "SHIK-u, SHIK-u". Tash i keq SHIK-u, kurse njëherë ishte i mirë! Dil trego që bashkëpunove me SHIK-un për themelimin e ORA-s! Në bazë të një miku tim, i cili është shumë i informuar, ORA-n e ideuat bashkë me Kadri Veselin dhe Ylber Hysën në Qerret, në vitin 2004, dhe qëllimi kryesor ishte si ta dëmtonit LDK-në dhe të vini vetë në pushtet. PDK-ja fitoi në zgjedhje vetë, sepse në krye të saj ishin disa njerëz që e kishin bërë luftën, por PDK-ja dhe SHIK-u përkundër dëshirës, nuk arritën që partinë tënde t'ia imponojnë popullit, për arsye që nuk ka nevojë edhe të ilustrohen.

SHIK-u, ani pse Surroi dhe të tjerët afër tij e prezantojnë si të keqen më të madhe, si ide dhe si trup është mrekullia vetë. Ku të jetë që Kosova, të kishte organizmin e vetë që ia bënë tutorin e sigurisë? Mirëpo, si veprimtari, patjetër që duhet të hetohet. SHIK-u është dashur të merret me hetimin e rrezikut të vendit dhe jo të japë ide e të angazhohet si ta rrëzojë LDK-në nga pushteti. Kjo ka qenë punë për PDK-në si subjekt politik, që LDK-në ta mund përmes garës me ofertë më të mirë për qytetarët, me program më të mirë dhe me njerëz më të mirë. Pastaj për akuzat për vrasje e plagosje të antarëve të LDK-së. Këtu duhet të flasë patjetër Sabri Hamiti dhe jo të struket amkademiku. Sikur që ka folur anëtari i LDK-së, Fetah Rudi, i cili ka bërë me gisht se sot është në karrocë nga njerëzit e një deputeti të lëvizjes Vetëvendosje. Këtu duhet të flasin edhe drejtuesit e Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj. Sidomos, Krasniqi - që mua pavarësisht se shkon pas kujt shkon më duket se është njeriu më i sinqertë dhe më i mirë nga antarët e Shtabit të Përgjithshëm- i cili nëse ju kujtohet dikur thoshte se UNMIK-u i ka dosjet e vrasjeve të pasluftës. Ku janë sot ato dosje?

Por ama paralelisht me SHIK-un, ish të burgosurit politikë tanë, të cilët kanë vuajtur nga regjimi komunist për shkak të angazhimit për çlirim, duhet me fakte dhe në rrugë ligjore të përpiqen të vëjnë drejtësinë e tyre në vend, e cila lëre që ishte e munguar, por edhe i ka torturuar ata gjatë gjithë kësaj kohe. Kur kanë parë shpeshherë se si fryte aq të ëmbla të angazhimit të tyre po i hanë ata, të cilët thënë me ironi ndoshta po të mos ishte ndonjë serb më njerëzor në pozitën e komandantit, edhe i kishin vrarë njerëzit, të cilët më vonë do të nisnin sjelljen e lirisë. Por me të cilën nuk erdhi edhe drejtësia, për të cilën edhe unë u mundova të shkruaj pakëz këtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat