Baldedaj: Krenar për arritjet e tij

Lajme

Baldedaj: Krenar për arritjet e tij

Nga: Valbona Mazreku Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 16:19

Ilir Baldedaj, drejtor i administratës komunale në Prizren, thotë për Bota sot se viti 2014 ishte vit i suksesshëm nëse kemi parasysh të arriturat që janë shënuar nga drejtoria që menaxhon ia, në formimin e shërbimeve sa më cilësore dhe shkurtim të procedurave të tepërta për qytetarët e Prizrenit.

“Në vitin që po e lëmë pas në drejtorin e Administratës kemi bërë digjitalizim e të gjitha kërkesave në kuadër të komunës së Prizrenit, që janë unike, kemi hapur zyrën e gjendjes civil në lagjen Tusuz. Për herë të parë pas 15 viteve, kemi miratuar rregulloren për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave, bashkësive lokale dhe lagjeve urbane, në komunën e Prizren, dhe e kemi miratuat në asamble. Kemi nisur aplikimin online për 6 produktet e gjendjes civil duke filluar nga Certifikata e lindjes, ekstraktin, certifikatën e shtetësisë, certifikatën e vdekjes, certifikatën e vendbanimin dhe certifikatën e kurorëzimit”, thotë Bajdedaj.

Bajdedaj ka sqaruar se të gjitha këto procedura lehtësuese janë arritur pas marrëveshjes me Postën dhe Telekomin e Kosovës, PTK.

“Në bashkëpunim me PTK-në, pas aplikimi të qytetarëve bëhet verifikim i të dhënave dhe brenda 24 orëve qytetari pajiset me dokumentin e kërkuar në shtëpinë e tyre”, thotë Baldedaj.

Drejtori i administratës dhe personelit në komunën e Prizrenit thotë se krahas përpjekjeve për lehtësim të procedurave administrative, kjo drejtori ka filluar edhe projektin për regjistrimin e mërgimtarëve, në bashkëpunim me ministrinë Diasporës, që nëpër komuna ka angazhuar me kontratë mbi vepër disa persona që do të bëjnë regjistrimin vullnetar të mërgimtarëve.

“Kemi hapur për herë të parë pas luftës zyrën e regjistrimit të diasporës që të gjithë qytetaret tonë që jetojnë në mërgatë të vinë dhe të regjistrohen që ne si komunë të dimë saktë sa qytetar të komunës tonë punojnë në diasporë, sa është numri i ekonomive familjare e tyre, bizneseve të mërgimtarëve etj, që pastaj në bashkëpunim me drejtorin e zhvillimit ekonomik dhe sektorin e turizmit tu mundësojmë që ata të vinë në komunën e tyre dhe të shohin mundësi e investimeve nga diaspora”, thotë Baldedaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat