Fati i studentëve të OVL-UÇK vendoset në mbledhjen e ardhshme të qeverisë

Lajme

Fati i studentëve të OVL-UÇK vendoset në mbledhjen e ardhshme të qeverisë

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 16:08

Vendimi për pranimin në UP të një mijë studentëve nga lista e shoqatave të dala nga lufta, akoma nuk është arritur.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, javën e kaluar pati thënë se në fillim të kësaj jave do të merrej vendimi, mirëpo tani për tani, nuk ka asgjë në këtë drejtim.

“Jemi në konsultime me Ministrinë e Arsimit dhe po pritet që të hënën ose të martën, gjatë kësaj jave, të marrim një qëndrim ose një vendim për ta kryer regjistrimin e këtyre studentëve”, kishte deklaruar Jashari.

Pranimi apo mospranimi i tyre tani varet se çfarë do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

Xhavit Jashari, ka thënë për Indeksonline se janë njoftuar nga Ministria e Arsimit se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do të diskutohet për këtë çështje.

“Jemi të njoftuar nga Ministria e Arsimit që në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, do të merret një qëndrim ose veprim lidhur me problemin e studentëve për regjistrim”, u shpreh Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat