Gjermania nuk pranon azil, kështu tregon një emigrant nga Kosova

Lajme

Gjermania nuk pranon azil, kështu tregon një emigrant nga Kosova

Nga: H.Orana Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 08:47

Shqiptarët e Kosovës po e kanë shumë të lehtë të kalojnë kufirin me Serbinë për të kaluar në Hungari. Por vështirësitë fillojnë atëherë kur ata kalojnë në Hungari e më tutje.

Një shqiptar nga Kosova që kishte dal në Hungari e më pas kishte ikur drejtë Gjermanisë, u bën apel qytetarëve të tjerë të mos shpenzojnë kot, sepse Gjermania nuk jep azil.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kur kaloj në Gjermani aty kishte punë mjaftë, por është e ndaluar për emigrantët shqiptarë.

Ai ka thënë se në Suboticë ndodhin mashtrimet më të mëdha ku shumë shqiptarë atje të premtojnë për të kaluar kufirin, ndërsa në fund të marrin vetëm paratë. Ai ka shkruar se për të kaluar kufirin në Hungari kushton 150 -200 euro për person.

Më mijëra qytetarë shqiptarë po udhëtojnë çdo natë drejtë Hungarisë e vendeve të tjera evropiane me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë. Ata po shpenzojnë me qindra e mijëra euro, ndonëse nuk po u premtohet azil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat