Postimi pikëllues në Facebook: Me lot në sy e përcollëm drejt Suboticës!

Lajme

Postimi pikëllues në Facebook: Me lot në sy e përcollëm drejt Suboticës!

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 23:19

Një përdorues i rrjetit social, Facebook, e ka publikuar një fotografi ku disa familjarë përcjellin një të ri.
“Sonte edhe familja ime u bë pjesë e shumë familjeve që me lot këto ditë percjellin familjar në drejtim të Suboticës për të vazhduar në shtetet e shpresës për një jetë normale. Në këtë vend perëndoi edhe shpresa me u bo mirë”, kështu shkruan i mërzitur ky kosovar, cili po ashtu e ka postuar edhe një fotografi nga pëcjellja e familjarit.
Që nga muaj nëntor e deri me tash, shumë kosovarë, sidomos të rinj, e kanë marrë rrugën e vështirë të kurbetit.
Shumica nga ata po kërkojnë jetë më të mirë në vendet e Bashkimit Evropian, duke tentuar që përmes Serbisë, më pas Hungarisë të hyjnë në këto vende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat