Mjekët kundërshtojnë vendimin e rektorit Zejnullahu që të mos marrin dy paga

Lajme

Mjekët kundërshtojnë vendimin e rektorit Zejnullahu që të mos marrin dy paga

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 21:04

Disa mjekëve nuk po u konvenon vendimi i Rektorit të UP'së që të përcaktohen të ushtrojnë profesionin ose të profesorit ose të mjekut.
Ata thonë se shumica e kolegëve janë që të lënë postin e menaxherit të Klinikave, por sipas tyre, atëherë QKUK nuk do të quhej Qendër Klinike, por do të ishte një spital "i thjeshtë".

"Nuk mund të jem vetëm profesoreshë dhe të jap mësim pa pasur mundësi t'ua jap studentëve dhe praktikën", thotë Suzana Manxhuku Kërliu.

Mjekët pranojnë të marrin vetëm një pagë, por thonë se duhet t'u paguhet edhe puna mësimore edhe ajo mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat