Jan Braathu: Nuk ka liberalizim në vitin 2015

Lajme

Jan Braathu: Nuk ka liberalizim në vitin 2015

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 20:20

Zërat ndërkombëtarë që po iu bëjnë me dije qytetarëve të Kosovës që në vitin 2015 nuk do të ketë liberalizim të vizave, po shtohen.

Institucionet në vendin tonë po insistojnë se kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza brenda vitit që po hyjmë, edhe pasi Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Veits tha se liberalizimi i vizave mbase mund të pritet në vitin 2016.

Së fundmi, edhe Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, ka thënë për InLajm, se nuk pret që qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen brenda vitit 2015.

“Une do të them sinqerisht se unë nuk pres që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonen Shengen në vitin 2015”, tha ambasadori.

Ai më tej, i kujtoj institucioneve tona se për ta arritur këtë, kanë mbet edhe shumë detyra të tjera, të cilat do të marrin kohë. Braathu më tej tha se pengesë për liberalizim, është edhe rritja e dukurisë migrimit ilegal.

“Ka shumë detyra të mbetura në harten rrugore të vizave dhe këto do të marrin kohë për tu përmbushur. Përveq kësaj,rritja e koheve të fundit e azilkerkuesve nga Kosova është gjithashtu një pengesë për të udhëtuar pa viza në përgjithsesi. Procesi do të vazhdojë në vitin 2015”, tha Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë,Braathu.

Ndryshe, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një takimi që pati me ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi, u zotua se shpejt do të përmbushen të gjitha kriteret të cilat bien në përgjegjësinë e institucioneve të Republikës së Kosovës e që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat