Agani priti në takim Ambasadorin Minxhozi

Lajme

Agani priti në takim Ambasadorin Minxhozi

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 19:03

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur të premten në një takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, me të cilin biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të dy shteteve në fushën e mjedisit.

Ambasadori Minxhozi, fillimisht i uroi ministrit Agani postin e ri, ndërsa u zotu se bashkëpunimin ndërshtetëror, do ta avancojnë edhe më tej në të gjitha lëmit përkatëse.

Ministri Agani falënderoi Ambasadorin Minxhozi për gatishmërinë e tij dhe njëkohësisht u shpreh i gatshëm në përkrahjen reciproke në të gjitha projektet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat