LDK-ja ndërtoi shtetin e Kosovës, por hesht për bashkimin kombëtar!

Lajme

LDK-ja ndërtoi shtetin e Kosovës, por hesht për bashkimin kombëtar!

Nga: Diana Bunjaku Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 18:59

Jusuf Buxhovi njëri nga themeluesit e LDK-së, tha për Bota sot, se LDK sivjet shënon 25 vjet jete aktive në procesin politik në Kosovë, e cila u shfaq si lëvizje historike e shqiptarëve që i dha kahje shthurjes së Jugosllavisë.
“LDK si lëvizje kombëtare u shfaq në një moment historik, i cili shënonte fillimin e shthurjes së ish federatës jugosllave dhe ishte partia e parë që ofroi vizionin për krijimin e entitetit shtetëror të pavarur mbi baza kombëtare dhe demokratike të shqiptarëve që kishin mbetur në atë federatë. Slogani i saj i njohur: Liri, Pavarësi e Demokraci ishte themeli ideor i projektit historik për shtetin e pavarur, që iu bashkuan të gjitha forcat shoqërore dhe politike pa dallim”, thotë Buxhovi.
Ndërsa, dr.Mazllum Bajraliu njohës i çështjeve kushtetuese dhe analist politik, thotë se gjatë gjithë kësaj periudhe mbi 25 vjeçare që nga themelimi i saj si embrion politik, LDK-ja ka bartur barrën kryesore të organizimit e të artikulimit, si atij politik ashtu edhe të organizmit të interesave kombëtare.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat