Mustafa e Meucci pajtohem për bashkëpunim të mëtejmë

Lajme

Mustafa e Meucci pajtohem për bashkëpunim të mëtejmë

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 18:51

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur sot në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Gabriele Meucci, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale politike në vend.

Kryeministri Mustafa vlerësoi përkrahjen që Misioni i EULEX-it ka dhënë në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Gjatë këtij takimi, vëmendje e veçantë i është kushtuar vazhdimit të procesit për Gjykatën Speciale, reformave në infrastrukturën ligjore, në procesin e liberalizimit të vizave dhe sundimit të ligjit.

Kryeministri Mustafa dhe shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Meucci u pajtuan për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Misionit të EULEX-it,në funksion të fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat