ARK-Pejë, kërkon lirimin e biletave të udhëtimit për studentë

Lajme

ARK-Pejë, kërkon lirimin e biletave të udhëtimit për studentë

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 18:13

Aleanca e të Rinjëve të Pejës ka kërkuar zbritjen e çmimit të biletës për së paku 25% në të gjitha relacionet për studentët që udhëtojnë e sidomos në relacionin Pejë- Prishtinë- Pejë.

Kjo kërkesë ka ardhur duke u bazuar në situatën e re të krijuar këto ditë me rënien e çmimeve të derivateve në bursën botërore, e njëkohësisht edhe në tregun e vendit tonë, por bazuar edhe në gjendjen e vështirë ekonomike të shumicës absolute të familjeve që kanë fëmijë student.

Aleanca e të Rinjëve të Pejës ka kërkuar edhe nga institucionet kompetente, përkatësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Inspektorati i Komunikacionit, që të ndikojnë në kompanitë e transportit urban dhe ndërurban, që këto të fundit të reflektojnë në uljen e çmimeve të biletave të udhëtimit për studentë..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat