Babai shqiptarë me lotë në sy kërkon fëmijët e humbur, dyshon se janë përfshirë në ISIS! (Foto)

Lajme

Babai shqiptarë me lotë në sy kërkon fëmijët e humbur, dyshon se janë përfshirë në ISIS! (Foto)

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 17:22

Një qytetar zviceran me origjinë nga Kosova dhe i cili jeton në Zurih të Zvicrës po kërkon djalin dhe vajzën e tij në Adana të cilët kanë 3 ditë që nuk ka informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioni të marrë Halit Ljodza, 47 vjeç, i cili jeton në Zurih të Zvicrës ka bërë një denoncim në polici pas mos ardhjes në shtëpi më 19 dhjetor, të vajzës së tij 18 vjeçare Edita dhe djalit të tij 16 vjeçar Visar.
Policia e Zyrihut, duke u përqendruar në mundësinë e pjesëmarrjes në ISIL të fëmijëve ka raportuar këtë rast në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL).

Autoritetet e Interpolit pasi kanë marrë në ndjekje celularët e fëmijëve dhe pas lokalizimit të sinjalit në Adana, babai Ljodza ka vajtur në Adana dhe i ka dhënë informacion policisë se fëmijët e tij mund të ndodhen aty. Ljodza pasi ka arritur në Degën e Byrosë së Fëmijëve të humbur ka dhënë informacion në lidhje me fëmijët e tij.

Babai Ljodza pas procedurave iu është drejtuar gazetarëve dhe me sytë e përlotur ai iu ka treguar mediave fotografitë e fëmijëve. Ljodza i cili punon si sanitar në një kompani në Zurih ka theksuar se fëmijët e tij asnjëherë më parë nuk janë larguar nga shtëpia.

Lojdza është shprehur se ka ardhur në qytetin Adana pasi sinjali celular ka treguar se fëmijët kanë vajtur nga Europa për në Stamboll me avion dhe më pas ata janë lokalizuar në Adana.

Babai i 4 fëmijëve Lojdza me lot në sy kërkon “ndihmë” dhe shprehet se “jam këtu për 2 fëmijët e mi. Fëmijët që prej 2 vitesh shkonin në një xhami, ku kisha dëgjuar se ata që shkojnë në atë xhami ishin persona që merrnin pjesë në ISIL. Më parë kanë ardhur në Stamboll, nga këtu mund të kenë shkuar në Siri. Vajza 3-4 muaj më parë filloi të mbulohet me shami. Nuk di asgjë për ISIL, por fëmijët e mi mund të jenë përfshirë në ISIL”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat