Jahjaga takohet me delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Lajme

Jahjaga takohet me delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Nga: P.Rudi Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 17:15

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga ka bëre të ditur se ka takuar delegacionin e lartë të Fondacionit të Shkëlqesisë së Saj, Sheikës Fatima bint Mubarak, nënës Mbretëreshë të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili po qëndron në vendin tonë për të filluar ndërtimin e Qendrës Kirurgjike të fëmijëve dhe Departamentin për trajtimin e kancerit të fëmijëve në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Sot i dëshirova mirëseardhje në Kosovë delegacionit të lartë të Fondacionit të Shkëlqesisë së Saj, Sheikës Fatima bint Mubarak, nënës Mbretëreshë të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili po qëndron në vendin tonë për të filluar ndërtimin e Qendrës Kirurgjike të fëmijëve dhe Departamentin për trajtimin e kancerit të fëmijëve në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ky projekt shumë i domosdoshëm, që del si rezultat i thellimit të bashkëpunimit tim me familjen mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe, do të ndihmojë që sistemi ynë shëndetësor të bëhet më efikas në adresimin e nevojave shëndetësore të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në emër të qytetarëve të Kosovës falënderova Shkëlqesinë e saj, Sheika Fatima Bint Mubarak për ndihmën e saj të pakursyer në realizimin e këtij projekti./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat