Shala: OSBE partner i rëndësishëm i MKRS-së

Lajme

Shala: OSBE partner i rëndësishëm i MKRS-së

Nga: P.Rudi Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 16:44

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Shala, është takuar sot me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger.

Zëvendëskryeministri Shala e njoftoi ambasadorin për objektivat që ka për synim t’i realizojë në resorët e kulturës, rinisë, sportit dhe trashëgimisë kulturore. Ai po ashtu e falënderuar ambasadorin e OSBE-së për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme qe kjo organizatë ka dhënë për Kosovën edhe në të kaluarën, prej fillimviteve ‘90. Ai e konsideroi OSBE-në partner të rëndësishëm në fushat e trashëgimisë kulturore dhe të rinisë.

Ndërkaq, ambasadori i OSBE-së, Schlumberger e ka uruar ministrin për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim. Ai i vlerësoi hapat që janë bërë në këto fusha, me theks krijimin e Databazës së Trashëgimisë Kulturore, si dhe pjesëmarrjen e OSBE-së në hartimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore.

Ambasadori Schlumberger theksoi se OSBE-ja do të vazhdojë të përkrahë projektet në fushën e edukimit të gjeneratave të reja në vendin tonë, realizimin e projekteve në bazë të Strategjisë për Rini. Sipas tij, OSBE-ja do të jetë e përkushtuar që në vazhdimësi të jetë një partner i institucioneve të Kosovës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat