Thaçi ia kthen ‘borxhin’ Mustafës - ia mbush gotën me ujë

Lajme

Thaçi ia kthen ‘borxhin’ Mustafës - ia mbush gotën me ujë

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 16:25

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi duket se ia kthej borxhin kryeministrit Isa Mustafa. Derisa të hënën e kaluar, në seancën e Kuvendit të Kosovës, Mustafa me një gjest të bërë hodhi dyshimet mbi atë se kush realisht është kryeministër, duke i mbushur gotën me ujë liderit të PDK-së, Thaçi të njëjtin veprim e bëri sot.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku u diskutua për buxhetin, Thaçi i mbushi gotën kryeministrit Isa Mustafa dhe këtë e ka vërejtur fotografi i ‘Telegrafit’.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e seancës së kaluar dhe ato të sodit. Duket se Thaçi dhe Mustafa e ka bërë me rend t’i ‘shërbejnë’ njëri-tjetrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat