Krasniqi takohet me shefen e zyrës Greke në Prishtinë

Lajme

Krasniqi takohet me shefen e zyrës Greke në Prishtinë

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 15:44

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim shefen e zyrës greke në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou.

Në takim është biseduar për punën që po bëhet në fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe për objektivat e kësaj ministrie për mandatin e ardhshëm.

Ministri Krasniqi me këtë rast ka falënderuar ambasadoren Athanassiadou për mbështetjen që Greqia i kanë dhënë në vazhdimësi Kosovës në sektor të ndryshëm, duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje.

Ai e njoftoi ambasadoren me progresin e shënuar në fushën e bujqësisë, duke treguar edhe për investimet, të cilat pritet të bëhen në këtë sektor në kuadër të Strategjisë dhe Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2014-2020.

“Investimet në sektorin e bujqësisë do t’i rrisim nga viti në vit, duke e fuqizuar edhe më tej këtë sektor, i cili është kontribuuesi kryesor në zhvillimin ekonomik. Edhe në kuadër të strategjisë shtatëvjeçare, ne do të përfshijmë skema edhe më të larmishme përkrahëse për fermerët dhe agrobizneset vendore, në mënyrë që t’i rrisim aftësitë e tyre konkurruese”, ka thënë ministri Krasniqi.

Nga ana e saj, Ambasadorja Athanassiadou ka uruar Ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Greqisë për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit. Të dy u pajtuan për të vazhduar komunikimin në funksion të gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit me interes të të dyja vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat