Abrashi: Marrëdhëniet me Shqipërinë vëllazërore

Lajme

Abrashi: Marrëdhëniet me Shqipërinë vëllazërore

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 14:17

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

Ata biseduan lidhur me marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkëpunimin në mes këtyre dy vendeve në fushën e punësimit dhe fusha tjera të rëndësishme.

Ministri Abrashi ka falenderuar ambasadorin Minxhozi për vizitën e tij dhe është zotuar se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shqipërisë do të jenë të nivelit vllazërorë duke u forcuar çdo herë e më shumë.

Ndërkaq ambasadori Minxhozi ka uruar ministrin Abrashi për emërimin e tij në krye të MPMS-së dhe ka pohuar se angazhimi i tij dhe ambasadës së Shqipërisë në Kosovë dhe Qeverisë Shqiptare do të vazhdojë edhe më tutje të përkrahë Kosovën dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat