Vazhdon partneriteti mes Ministrisë së Diasporës dhe UNDP

Lajme

Vazhdon partneriteti mes Ministrisë së Diasporës dhe UNDP

Nga: P.Rudi Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 13:56

Ministri i Diasporës, Valon Murati priti në takim zv. Drejtoreshën e UNDP në Kosovë Alessandra Roccasalvo.

Ndihma e UNP në përpilimin e Strategjisë për Diasporën dhe Mërgatën, hartimin e regjistrit të diasporës dhe mërgatës si dokumenti më i rëndësishëm i Ministrisë së Diasporës, rrjetëzimin e bizneseve të diasporës, si dhe projekte të tjera ka qenë jashtëzakonisht e madhe, ndërsa kjo ndihmë do të vazhdojë edhe më tej, duke e ngritur nivelin e bashkëpunimit.

Për këtë u zotuan drejtuesit e Ministrisë së Diasporës , përkatësisht Ministri, z. Valon Murati dhe zëvendës përfaqësuesja rezidente e UNDP, Alessandra Roccasalvo.

“Puna dhe bashkëpunimi në të ardhmen do të rritet, pasi që roli i UNDP në punën e Ministrisë së Diasporës ka
qenë i rëndësishëm. Ne kemi pas partneritet në shumë procese me UNDP, dhe marrë parasysh projektet dhe puna që na presin në të ardhmen, besojmë që ky partneritet të jetë në nivel edhe më të lartë”, tha Ministri Murati gjatë takimit.

Ndërsa Znj. Roccasalvo, u shpreh mirënjohëse për bashkëpunimin e deritashëm me Ministrinë e Diasporës si dhe u pajtua që niveli i bashkëpunimit të rritet edhe në fusha tjera, në dobi të dy anëve, duke falënderuar Ministrin e Diasporës për gatishmërinë e shprehur për partneritet.

“Projektet të cilat u udhëheqim ne si UNDP të financuara nga ambasadat, përkatësisht qeveritë partnere në këtë rast atë të Finlandës, janë të bazuara me qëllim të implementimit të Strategjisë së Ministrisë, ashtu që të sigurohet një mirëqenie për qytetarët e Kosovës duke shfrytëzuar kapacitetin e diasporës kosovare. Për këtë, do ta keni gjithmonë derën hapur tek UNDP”, theksoi Roccasalvo.

Në fund, si Ministri Murati ashtu edhe znj. Roccasalvo u dakorduan që të vazhdojnë bisedat në nivelin punues në mënyrë që edhe projektet që nuk janë përfshirë deri tani në agjendën e vitit 2015, të përfshihen brenda programit të UNDP ashtu që të vazhdohet me partneritet në të gjitha fushat e përgjegjësisë së Ministrisë së Diasporës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat