UNDP vazhdon përkrahjen për MPB-në

Lajme

UNDP vazhdon përkrahjen për MPB-në

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 12:29

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti zëvendës-përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Alessandra Roccasalvo.

Gjatë këtij takimi, ministri Hyseni e falënderoi UNDP-në në përkrahjen e vazhdueshme që i bën Ministrisë së Punëve të Brendshme, në projekte të shumta, të një rëndësie të veçantë për sigurinë në vend.

Ndërsa z. Roccasalvo u zotua se bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të vazhdojë edhe më tutje.

Ajo tha se do të vazhdojnë të përkrahin MPB-në dhe strukturat e sigurisë në aspekte të ndryshme të cilat do të ndikojnë në ngritjen e rendit dhe sigurisë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat