Përdorimi i fishekzjarrëve nga 26 dhjetor deri më 2 janar

Lajme

Përdorimi i fishekzjarrëve nga 26 dhjetor deri më 2 janar

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 12:14

Ministria e Punëve të Brendshme tashmë i ka kryer të gjitha obligimet ligjore që kanë të bëjnë me importin, tregtimin dhe përdorimin e mjeteve plasëse më rastin e shënimit të festive të fundvitit.

Sikur viteve kaluara edhe sivjet janë importuar rreth 700 tonë mjete të licencuara piroteknike, të cilat udhëzimin për përdorim dhe për shkallën e rrezikut e kanë edhe në gjuhën shqipe. Shitja e tyre ka filluar më 19 dhjetor, ndërsa përdorimi është i kufizuar nga data 26 dhjetor deri më 2 janar.

Ndonëse përdorimi apo ndezja e mjeteve piroteknike lejohet vetëm nga data 26 dhjetor, ka shumë ditë që ato kanë filluar të përdoren dhe ndizen nga qytetarët. Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme, Mensur Hoti shpjegon se përdorimin dhe blerjen e këtyre mjeteve plasëse mund ta bëjnë vetëm personat mbi moshën 12-vjeçare.

Ndryshe, edhe këtë vit, në rrugë ligjore janë importuar rreth 700 tonë mjete plasëse, derisa, leja për import është rreth 1mijë tonë, thotë Hoti.

“MPB edhe këtë vit ka lëshuar leje për import të fishekzjarrëve. Ne kemi lëshuar leje për rreth 1mijë tonë ,d.m.th është sasi e përgjithshme që nuk nënkupton që janë vetëm eksplozive por komplet sasia edhe me mjetet shtesë që i përbëjnë këto mjetet piroteknike dhe deri më tani në territorin e Kosovës janë futur rreth 700”, tha ai.

Me qëllim që fishekzjarrët të përdoren sipas udhëzimeve, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, thonë se do të shpërndajnë edhe fletë udhëzimet për mjetet plasëse në shkollat fillore. Përveç kësaj, do të publikohen edhe video-spote, në mënyrë që të merren, masat për parandalimin e lëndimeve të mundshme , nga mjetet piroteknike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat