Ndahet çmimi për drejtësi “Sali Çekaj”

Lajme

Ndahet çmimi për drejtësi “Sali Çekaj”

Nga: Valbona Mazreku Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 09:36

Ministria e Drejtësisë ka organizuar sot një ceremoni me ç’rast do të ndaj Çmimin për Drejtësi ‘Sali Çekaj”.

Ndryshe, para një viti ky çmim është ndarë për të gjithë anëtarët e Komisionin Kushtetues që kanë hartuar Kushtetutën e Parë të Republikës së Kosovës: Jakup Krasniqi, Eqrem Kryeziu, Arsim Bajrami, Blerim Shala, Gjyljete Mushkolaj, Mahir Yagcilar, Ramë Manaj, Kadri Kryeziu, Ilaz Ramajli, Xhevdet Neziraj, Riza Smaka, Fatmir Fehmiu, Bajram Latifi, Ramadan Kelmendi, Skender Hyseni dhe Lirije Osmani.
Për kontributin e tij për kushtetutshmërinë në Kosovë, çmimi “Heroi Sali Çekaj”, iu nda edhe gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Ivan Çukalovic.

Me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për punë të suksesshme çmimi “Heroi Sali Çekaj”, iu nda dy gjyqtareve të Gjykatës Supreme të Kosovës: Meleqe Behxheti dhe Nesrin Lushta, ndërsa me propozimin e Këshillit Prokuroria, për punë të suksesshme çmimi “Heroi Sali Çekaj” iu nda prokurorëve: Besim Kelmendi dhe Idain Smajli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat