Naim Murseli: Behgjet Pacolli meritor për hapjen e fabrikës në Gjakovë‏

Lajme

Naim Murseli: Behgjet Pacolli meritor për hapjen e fabrikës në Gjakovë‏

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 09:09

Naim Murseli, djali 24 vjecar nga Suedia, të cilin Behgjet Pacolli e përshkruan si msiti i hapjes së fabrikes në Gjakovë, tregon si i krijua mundesia për hapjen e një fabrike tekstili në Gjakovë, e cila do të prodhun mbulesat e makines Volvo, Audi dhe Volkswagen.

“Ishte pikerisht emri Behgjet Pacolli, i cili funksionoj si garanc për Suedezet, për të investuar në Kosovë, ata e dinin mire kush është Behgjet Pacolli, dhe pasi e takuan vete, ishte me lehte për ti bindur invesitoret të vijnë në Kosovë” tha Naimi për Kosovalbaner.com.

“Një tjeter meritor i rëndesishem pervec Visar Jaha, drejtor i financave të kompanise suedeze,ishte edhe perfaqesues i Intertex, z. Valon Lluka, i cili disa here vizitoi Suedine, dhe i udheheqi negociatat me kompanine Suedeze për të ardhur në Gjakovë.

Kompania Holtback Group, pronar e firmes Trox, vizituan para disa muajsh Gjakovën, ku u priten mire nga kryetarja e kësaj komune, znj Mimoza Kusari-Lila, dhe kjo ishte edhe nje arsye e mire për suedezet të hapin linjen e prodhimit të mbulesave të makines Volvo në këtë komune.” tha Naimi Murseli per Kosovabaner.com

Behgjet Pacolli në një postim në Facebook thot se fabrika do të ndërtohet në Gjakovë ku do të punësohen 200 vetë. 200 të punësuar, dmth 200 familje të shkëputura nga varfëria, dmth 200 kandidatë më pak për të ikur me autobusë në Hungari apo udhëve të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat