Miratohet në parim buxheti për vitin 2015

Lajme

Miratohet në parim buxheti për vitin 2015

Nga: Valbona Mazreku Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 07:45

(E plotësuar) -Me 73 vota për dhe 22 kundër është miratuar projektbuxheti në lexim të parë. Seanca tjetër për leximin e dyte do te mbahet me 29 dhjetor.

Deputeti Fatmir Limaj ka thënë se nga ajo që tha Kryeministri dhe Ministri i Financave është buxhet i qeverisë së kaluar pa ndryshuar asgjë. Nese shohim ketë buxhet shohim se nuk kemi buxhet zhvillimorë. Ky është buxhet i varfërisë, pra buxheti 2015 është i pa shpresë për rezultate pozitive, buxheti tregon që nuk ka rritje të pagave dhe qytetarët janë gënjyer.

Më tej Limaj shtoi se shpreson që nga ky mashtrim qytetarët do të vetëdijesohen të mos gabojnë më. Ai po ashtu theksoi se Kosova ka rrezik me u fut në radhën e shteteve me numrin më të madh të zv.ministrave në Evropë.

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni i është përgjigjur deputetes së AAK-së Donika Kadaj-Bujupi rreth asaj që është thënë se qytetaret të cilet do të kërkojnë azil jasht vendit do te denohën me nga 7 mije e 500 euro. Hyseni sqaroi se dënimet nuk janë nga shteti i Kosovës por vende ku ata kerkojnë azil, pra qytetaret e Kosovës do të paguajnë taksa dhe detyrime tjera në shtetet ku jetojnë.

Deputetja Margarita Kadriu ka thënë së qeveria e deritashme ka favorizuar vetëm pjesë të veçanta te sektorit te ekonomisë, dhe kjo duhet ndryshuar, sepse kjo nuk eshte ekonomi e lire. Ajo ka propozuar që të formohet një komision parlamentar për të hetuar mënyrën e mbledhjës së taksave. Ajo gjithashtu tha se Kosova gjendet në krizë të qëverisjës politike hiq me pak se 15 vjet andaj do ta votoj buxhetin.

Deputeti i PDK-së Zenun Pajaziti ka thënë se sfida kryesore është ajo me pagat. Zenuni theksoi se ka pas dhe do të ketë presion të vazhdueshëm për shkak të nivelit të standardit të familjeve tona, jo vetëm për ato që janë premtime por edhe në bazë të ligjeve duhet bërë diçka që ti kontribuohet kësaj gjendje. Më tej ai shtoi se tek infrastruktura kemi një varg projektesh, ku ceki që në vitin 2014 ka qenë i lansuar projekti i rrugës Gjilan-Prishtinë.

Ndërsa deputetja nga NISMA Valdete Bajrami ka thënë se sektori i Bujqësisë për fat edhe kjo është lenë anash dhe ka kërkuar që të punohet më shume në këtë sektor sepse siguron të mirat për vendin tone dhe ndihmon edhe nw rritjen e buxhetit.


Kreu i VV, Albin Kurti
Kurti: Premtimet e fushatës elektorale mbesin vetëm premtime

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se premtimet e fushatës elektorale mbesin vetëm premtime dhe ky projektbuxhet nuk dallon fare nga ai i 2014-tës.

"Deputetë të Kuvendit të Kosovës, nëse ju kujtohet gjatë fushatës, dihen se ato janë vetëm premtime. Projektbuxheti nuk dallon asnjë përmbëjtje të vitit 2014. PDK-ja hoqi dorë nga rritja e rrogave në sektorin publik në buxhetin 2015-të, për energjinë janë vetmë 4 pozicione, përpos pagave, departamenti i energjetikes do merret vetëm me eficiencë. Kjo qeveri parasheh 4.5 milionë euro për rastet sociale dhe nuk janë paraparë fondet e nevojshme për zhvillimin shkencor-arsimor", ka thënë Kurti.

Muhamet Mustafa: Qeveria dhe Kuvendi e kanë marrë Kosovën në një situatë të rëndë ekonomike

“Mendoj se ne sot kemi obligim që të japim një mesash nga ky debat. Që qeveria e re dhe Kuvendi po e marrin detyrën në një situatë të rëndë ekonomike dhe buxhetore. E para rritja ekonomike është 50% më e vogël se sa ajo që kemi paraparë vitin e kaluar. Ka zvogëlim të investimeve private, vendore dhe nga jashtë. Nuk janë realizuar parashikime për të hyrat buxhetore nga ATK dhe dogana. papunësia mbetet e lartë dhe natyrisht kjo ka prodhuar një situatë kur qytetarët presin që kjo situatë të ndryshoj. Situata duhet ndryshoj dhe besoj se kjo qeveri ka kapacitet të ndryshoj”, ka thënë Mustafa.

***

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ky projektbuxhet paraqet një dështim të plotë të kësaj qeverie.

"Buxheti paraqet një dështim të plotë të kësaj qeverie. Për të ulur papunësinë për të parashikuar rritje ekonomike dhe përmirësim të gjendjes në Kosovë, kjo qeveri nuk ka paraparë reforma fiskale aq te nevojshme për krijimin e klimës së biznesit dhe thithjen e investimeve të huaja. Duke i analizua të hyrat e projektbuxhetit vërejmë se Qeveria e Kosovës nuk parasheh rezultat te luftës kundër krimit ekonomik dhe ekonomisë joformale", ka thënë Haradinaj.

"Kjo qeveri nuk pret asnjë investim serioz në rritjen e kapaciteteve ekonomike në vend. Nuk është paraparë investim për përmirësimin e gjendjes në këtë vend. Kjo qeveri po e qon vendin në dështim. Shpenzimet për paga, mallra dhe shpenzime 63% më të mëdha se shpenzimet e tjera, rritje ekonomike prej 4% nuk e zvogëlon papunësinë por e thellon atë", tha ai.

Sipas Haradinajt, nuk ka rritje ekonomike nëse bien investimet e huaja, nuk ka siguri për sektorin energjetik. Ky projektbuxhet duhet ribërë dhe me u sjell në parlament për diskutim.

"Veprimi i parë që propozoj të ndryshohet në Kosovë është me kalu në taksen e shetetit, pra me u ndërru politikat fiskale, me liru prej TVSH-së. Meqë po filloni me një qeveri të madhe, ju mundeni me përgatit ligjin për qeverinë, e me këtë ligj duhet me i redukutu ministritë në 10, me e redukutu numrin e zyrtarëve politik", theksoj ai.

***

Aleanca dhe Nisma janë kundër projektbuxhetit dhe nuk do ta votojnë. Derisa Lista Serbde dhe grupi 6+ janë për dhe pse kanq ankesa për buxhetin.

***

Vetëvendosja është kundër projektbuxhetit për vitin 2015.

***

Besnik Bislimi nga Vetëvendosja, thotë se ende nuk e ka lexuar projektbuxhetin dhe deputetët po sillen sikur çdo ditë të votojnë një të tillë.

"Po diskutojmë për një dokument të përgatitur nga Thaqi, dhe qeveria e re nuk mori mundim për të hekë një pikë apo presje të vetëm. Qeveria as që ka marr mundimin të shoh asnjë tabelë. Të nderuar, në Kuvend është dokumenti më i rëndësishëm se si do shpenzohet paraja publike. Këtë e keni bërë me huti, po silleni me buxhetin e 2015 sikur te kishim çdo ditë nga një të tillë e jo një të vetëm për të gjithë. Nuk e kemi lexuar fare buxhetin. Termet në ligj janë pa kurrëfar kuptimi", ka thënë Bislimi.


Naser Osmani, Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa

Edhe LDK e përkrah në parim buxhetin
Ndërkaq anëtarja e Komisionit pë Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj ka thënë se e mbështesin në parim këtë projektbuxhet.

"Në bazë të analizave kemi ardh në përfundim se ka qëndrueshmëri fiskale dhe është bërë planifikim i matur, prandaj e përkrahim në parim projektbuxhetin për vitin 2015", ka thënë ajo.

Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financave Naser Osmani ka thënë se të hyrat e përgjithshme në vitin 2015 do të jenë 1. 56 milion euro.

“Komisioni ka shqyrtuar buxhetin dhe i ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës për miratim”, ka thënë Osmani.


Kryeministri Mustafa gjatë fjlaimit të tij para deputetëve

Kryeministri Mustafa iu drejtohet deputeteve për projektligjin e buxhetit për vitin 2015

"Projektligji i buxhetit për 2015 është ligji me i rëndësishëm, dhe është sjell në Kuvend për miratim me procedurë të shpejtuar, për shumë arsye, një ndër to është se Kosova ka shumë detyrime që duhet përmbush. Gjatë 2015 presim normë vjetore të rritjes 4%, në këndvështrimin afat gjatë kjo prite të jetë edhe më e madhe në kuadër të reformave që parasheh qeveria", ka thënë kryeministri Mustafa.

"Sektori privat do të pres që Qeveria e Kosovës te krijoj ambientin e nevojshëm për biznese. Ne jemi të përkushtuar të krijojmë partneritet në sektorin privat, investimet private pritet të rriten 8.6% dhe pjesëmarrja e tyre në bruto produktin vendore do të rritet për të përmirësuar rritjen ekonomike, duhet orientohemi drejt rritjes së investimeve", ka thënë Mustafa.

“Gjatë viteve të kaluara ka pas rritje modeste të eksporteve, por kjo rritje është e ulët dhe ne do angazhohemi të kemi rritje më të madhe të eksporteve jashtë Kosovës. Bruto produktet do te kenë rritje 4%. Ekonomia e vendit është e hapur, nuk kemi mundësi të kontrollit të çmimeve sepse nuk kemi valutën tonë, mirëpo ne presim që inflacioni gjet tre viteve në vijim të sillet rreth 1%. Dërgesat nga diaspora pritet të jenë stabile dhe te ndikojnë në ekonominë familjare. Tek ne Kosova ka ekonomi mjaft të integruar dhe çdo lëvizje ekonomike jashtë do të ndikon edhe në ekonominë tonë”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ai ka thënë po ashtu se Qeveria do të bëj më të mirën në mënyrë që varshmëria të jetë me stabile dhe rezistent ndaj lëvizjeve nga ekonomia jashtë.

"Në vitin 2015 te hyra buxhetore 1.567 milionë euro 8.1 % të hyrat tatimore nuk parasheh rritje. Qeveria e Kosovës është e interesuar në rritjen e Doganave dhe ATK", tha Mustafa.


Ministri i Financave Avdullah Hoti

Ministri i Financave, Avdullah Hoti: Rritje të pagave do të ketë varësisht prej të hyrave

"Afat shumë i shkurtër për të ndryshuar projektbuxhetin, ne do vëmë bazat për reformat strukturore. Do mundohemi të rrisim mbështetjen e sektorit privat si gjeneratori më i madhe i vendeve të punës. Suksesi i këtij buxheti varet nga shumë sektrë të shtetit dhe çfarë do rritje e pagave duhet bërë vetëm në bazë të rritjeve të të hyrave. Do të jemi të matur dhe ekstrem transparent për shpenzimin e parasë së qytetarëve të Kosovës", tha ministri Hoti.

Ministri Hoti ka folur edhe për rritjet nëpër sektor të veqantë. Ai ka thënë se investimet private pritet të rriten 8.6% për të rritur të hyrat në buxhetin e vendit prej 19%. Eksporti pritet të rritet 7% ndërsa importi 5%. Konsumi agregat 4%, çmimet varen nga ecuria në tregjet ndërkombëtare. Rënia e çmimeve të naftës do ndikoj në zvogëlimin e kostos në ndërmarrjet publike.

"1 567 milionë te hyrat nga tatime e brendshme, 7% për shkak të rritjes së kapaciteteve të ATK për të menaxhuar ekonominë joformale. Të hyrat nga doganat 3%, te hyrat jotatimore 2.1% bazuar në nivelin e këtyre të hyrave. Shpenzime të përgjithshme 1, 562 milionë, është planifikuar një zvogëlim për hyrjen e komunave, por që nuk do ndikoj në sektor si shëndetësia, rritje për bujqësinë 53.6 milion euro, sektori i shëndetësisë do ketë 2.2 milionë, 10 milion sigurimeve shëndetësorë dhe 5 milion për trajtim jashtë vendit. Mirëqenia social 79.3 milion euro, rriteja e pensioni 25%, rritja e përfituesve te skenës pensionale, rritje e buxhetit për liberalizim të vizave për ministrinë përkatëse", ka thënë Hoti.

Rendi i ditës miratohet me 96 deputetë për, votohet shqyrtimi dhe miratimi i ligjit për buxhetin që të bëhet me procedurë të shpejtuar, duke shmangur rregulloren e Kuvendit.

Ka filluar mbledhja e Kuvendit ku do te diskutohet për buxhetin e vitit 2015.


Sot votohet projektbuxheti për vitin 2015

Sot në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës do të shqyrtohet në parim projektligji për buxhetin, për vitin 2015.
Ky projektbuxheti i propozuar në Kuvend për shkak të afatit të shkurtër kohor është i njëjti me atë që është miratuar në 31 tetor nga qeveria e kaluar.

Sipas këtij projektbuxheti për vitin 2015 janë paraparë 1 miliard e 576 milionë euro të ardhura, pjesa më e madhe e të cilave do të vijnë nga doganat.

Kufiri i shpenzimeve është 1 miliard e 682 milionë euro, me rritje prej 67 milionë euro vetëm për paga, e cila reflekton rritjen që ka ndodhur në vitin 2014.

Disa nga deputetët janë shprehur se do të votojnë kundër projektbuxhetit./H.Orana P.Rudi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat