Pasiguri në oborrin e QKUK­së

Lajme

Pasiguri në oborrin e QKUK­së

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 22:02

Për sigurinë fizike të oborrit të Qendrës Klinikë Universitare të Kosovës nuk përkujdeset askush.

Përveç tri hyrjeve zyrtare të cilat janë të monitoruara ka edhe shumë hyrje të tjera alternative, të cilat mundësojnë hyrje dhe dalje nga të lira për çdo kënd.

Pasigurinë e oborrit të QKUK­së e dëshmon edhe incidenti i ndodhur dje rreth orës 18:00. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur afër objektit të Postë-Telekomit të Kosovës ku një person i gjinisë mashkullore është goditur me kondak të revoles dhe i janë vjedhur paratë. Viktima është trajtuar në qendrën emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa zyrtarët policorë thonë se janë duke u hetuar shkaqet dhe rrethanat.

Zyrtarët e këtij institucioni thonë se për sigurinë fizike janë të kontraktuara dy kompani, njëra është përgjegjëse vetëm për objektet, ndërsa tjetra bënë vetëm monitorimin e parkingjeve.

"Kompania jonë është e autorizuar që të kujdeset për objektet dhe stafin është kompani tjetër e cilai bënë edhe pagesat tek hyrja ajo përkujdeset për oborrin dhe i ka nën përkujdesje dhe vëzhgim të kamerave edhe parkingjet, mirëpo ka raste kur ju ndihmojmë edhe qytetarëve", tha shefi i ndërrimit të kompanisë së sigurimit, Halil Gashi.

Pasiguria në oborrin e QKUK­së shtohet edhe më shumë gjatë natës. Aty mungon ndriçimi. E gjithashtu nuk ka as patrullim nga ana e stafit të kontraktuar të sigurimit të objekteve dhe as nga Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat