Kryeneçësia e Listës Serbe, dëmton shtetin

Lajme

Kryeneçësia e Listës Serbe, dëmton shtetin

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 21:35

Kryeneçësia e liderëve të Listës Serbe, e përfaqësuar nga nëntë deputetë në Kuvendin e Kosovas e me poste ekzekutive në Qeveri, nuk do të kalojë pa pasoja.
Ata tashmë kanë një përfaqësim jo të vogël në Kuvend, e duke pasur parasysh të drejtat që i gëzojnë me Kushtetunë, s'do të heqin dorë nga qëndrimet jo vetëm sfiduese, por edhe bllokuese përballë agjendës shtetërore.

Kështu vlerësojnë deputetët dhe analistët, raporton Rrokum TV.

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, thotë se tashmë vendi është në rrezik nga ndikimi i drejtpërdrejt i Serbisë edhe në Qeverinë e Kosovës.

Petrit Zogan nga Lëvizja "Fol", thotë se dy partitë shqiptare të koalicionit PDK-LDK, duhet të bëjnë publike marrëveshjen me Listën Serbe.

Sipas tij, kryeministri Mustafa dhe Qeveria e tij, duhet ta kenë parasysh se Lista Serbe, nuk është në Kuvend e në ekzekutiv për ta çuar përpara agjendën shtetërore, por për t'i realizuar interesat e veta.

Se kjo Listë do të shfaqë destruktivitet në vazhdimësi, e thotë edhe analisti Albinot Maloku. Ai thotë se institucionet e shtetit nuk duhet të dorëzohën përballë kërkesave absurde të Listëss.

Ndryshe, ende pa nisur mirë puna e institucioneve, drejtuesit e Listës Serbe, që tashmë kanë edhe postë ekzekutive, i kanë qartësuar qëndrimet e tyre.

Ata kanë kushtet e tyre edhe për përkrahjen e buxhetit për vitin 2015, derisa shtetin e Kosovës, vazhdojnë ta quajnë "Kosovo i Metohija".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat