Busti i Fadil Hoxhës vonohet deri në verë, frustrohen komunistat gjakovarë

Lajme

Busti i Fadil Hoxhës vonohet deri në verë, frustrohen komunistat gjakovarë

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 21:30

Plani për vendosjen e bustit të komunistit, Fadil Hoxha që kishte shkaktuar debate të ashpra nëse ishte vendim i duhur apo jo, është shtyrë për disa muaj.
Sipas kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila shtyrja është bërë pasi është vendosur për ndërtimin e një rreth rrotullimi në qendër të qytetit ku do të vendosej edhe busti në fjalë.

“Tashmë në planët e zhvillimit të qytetit të Gjakovës është paraparë ndërtimi i rreth rotullimit në qendër, te vendi ku do të vendosej edhe busti i Fadil Hoxhës...atëherë kur të fillon ndërtimi i rreth rotullimit në fjalë do të vendoset edhe për lokacionin e saktë të bustit”, ka thënë Mimoza Kusari Lila.

Kërkesa për vendosjen e këtij busti ishte bërë në muajin shkurt pas mbledhjes së nënshkrimeve të 5 mijë qytetarëve të Gjakovës.

Kjo ide kishte nxitur akuza të ashpra nga disa subjekte politike dhe familjet e viktimave të regjimit komunist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat